Alarm në Parlamentin e Britanisë, gjendet një pako e dyshimtë

Alarm në Parlamentin e Britanisë, gjendet një pako e dyshimtë

Policia britanike ka njoftuar se kanë filluar një hetim pasi një pako e dyshimtë është gjetur në ndërtesën e Parlamentit të Britanisë, në Londër.

Në një deklaratë të publikuar nga Policia e Londrës theksohet se është “dorëzuar një pako e dyshimtë në një zyrë në Parlament”, transmeton aa.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se “ekipet speciale po hetojnë për një letër me pluhur të bardhë.”

Njoftohet se pjesët e tjera të Parlamentit janë të hapura dhe se në lidhje me ngjarjen janë njoftuar edhe njësitë e anti-terrorizmit. /KosovaPost/.