Mbrëmë në diskotekën “Gate Club” në Prishtinë ishte dhënë alarm për një bombë.
Me të marrë informacionin Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Policia zbrazi hapësirat e diskotekës dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale.
Alarmi rezultoi të jetë i rremë. Kështu është bërë e ditur në sqarimin e diskotekës “Gate Club”.
Ndërkaq në Tiktok tashmë janë bërë virale pamjet kur policia u kërkoi personave që ishin të pranishëm që të dalin jashtë.
Papanik #gate #prishtina #prishtina