Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka publikuar raportin për 24 orët e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), rreth situatës me pandemi, shkruan Kosova Post.
Raporti bënë të ditur se nga 10,258 testime, 2,110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
MSH njofton se janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.
Në total numri i rasteve aktive është 12.159.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.
Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPost/