Albert Zogaj është zgjedhur sot kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në njoftimin për media thuhet se pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, Albert Zogaj, në pozitën e kryesuesit ka mandat trevjeçar.
Mandati i Albert Zogaj si kryesues i KGJK-së fillon më 7 korrik 2021.
Ai Zogaj shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke u zotuar se gjatë mandatit të tij trevjeçar, do të përkushtohet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Anëtarët e KGjK-së, me votim të fshehtë, zgjodhën gjyqtarin Ilmi Bajrami, në pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me mandat dyvjeçar.
Në vijim, anëtarët e KGjK-së, me votim të fshehtë, zgjodhën gjyqtaren Albina Shabani Rama, Kryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë, mandati i së cilës është pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje./Telegrafi