Gjykata Kushtetuese e Kosovës ditë më parë publikoi aktgjykimin për deputetin Etem Arifi, vota e të cilit u konsiderua e pavlefshme pasi ai ishte dënuar nga gjykata në formë të prerë.
Ky vendim e rrëzoi Qeverinë Hoti dhe Kushtetuesja e dërgoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. U.d e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani datë zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme e shpalli 14 shkurtin.
Zgjedhjeve parlamentare në vend më së shumti iu gëzua Lëvizja Vetëvendosje, ku deputetët dhe anëtarët e saj menjëherë filluan me deklaratat se ata do të i marrin shumicën e votave, deri në 55%. Krahas këtyre deklarimeve, në media filluan të qarkullonin edhe sondazhe të shumta nga organizata të ndryshme të cilat e vendosnin LVV-në të parën në zgjedhjet e parakohshme.
Natyrisht, që pas këtyre sondazheve dhe konstatimeve të deputetëve të Vetëvendosjes kishte shume reagime dhe debate në opinionin publik.
Vetëvendosje u akuzua për propaganda, pasi sipas shumë ekspertëve është e pamundur që kjo e fundit të marrë mbi 50% të votave, në një vend demokratik.
Mirëpo akuzat ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shkuan larg. Pasi gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu e cilësoi liderin e VV-së si “politikan aktiv negativ” dhe se kërkon t’i marrë të gjitha pushtetet.
“Nëse janë të zgjuara partitë në Kosovë, dyshoj se janë për arsye se pushtetin e kanë më afër se zgjuarsinë, Albin Kurti kërkon t’i marrë të gjithë. Ai është një prej atyre figurave “politikan aktiv negativ”. Albin Kurti u takon këtyre politikanëve, që realisht u përket njerëzve për vlerësim të dobët për emocionet. Albin Kurti kërkon t’i ketë të gjitha presidenti, kryeministrin, Kuvendin, Last go! Le ta shohim se çfarë është”, tha ai.
Madje, Haxhiu paralajmëroi edhe luftë në veriun e Kosovës shkaku i Albin Kurtit, pasi sipas tij retorika dhe fjalori i tij është i rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimin e Kosovës.
“Kasta e vjetër më nuk ekziston dhe është në opozitë. Eksiton formalisht. Përgatitu që mund të shkosh në veri dhe të luftosh bashkë për VV në veri për të mbrojtur Kosovën, me këtë diskurs dhe me këtë fjalor që ka ai. Unë këtij i kam besim aq sa kam besim tek një pastruese të jetë shefe e mirë”, Haxhiu.
Ndërsa, njohësit e çështjeve politike këto deklarata të Haxhiu i cilësuan si propaganda, shkaku i frikës se Kurti me subjektin e tij do të arrijnë të i marrin shumicën e votave.
Basha injoron deklarata e Haxhiut ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e konsideroi të pa rëndësishme deklaratën e Baton Haxhiut kundër Albin Kurtit.
Ai u shpreh se Vetëvendosje nuk merret me personat që ofendojnë, pasi përgjegjësitë e saj janë më të mëdha se disa të vegjël që shajnë rrugës.
“Lëvizja tanimë nuk merret me secilin që ofendon, për shkak se rruga dhe përgjegjësitë që janë përpara, janë shumë më të mëdha se disa të vegjël që shajnë gjatë rrugës”, deklaroi Basha.
Qarri: Ky është misioni djallëzor i Baton Stanishiqit
Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e cilësoi Baton Haxhiun si shqiptarin më të urryer në Kosovë.
Qarri tha se arrestimi i Thaçit nga Specialja dhe zbehja e idesë për ndarjen e Kosovës, duket se e kanë nxjerrë tërësisht nga kontrolli, spiunin e Stanishiqit
“Fakte se spiuni me damkë i Serbisë dhe shqipfolësi më i urryer i Kosovës Baton Haxhiu, qëllimisht ishte përzgjedhur si gomari me xhufkë nga Hashim Thaçi që ti printe tufës së kuajve në garën në të cilën ai, i kishte nisur ata për ndarjen e Kosovës, ndërsa Albin Kurti ka deklaruar se Kosova i ka kufijtë e vet dhe ata kufij nuk mund të ndryshojnë duke u shprehur gjithmonë me vendosmëri kundër ndarjes dhe ndryshimit të kufijve të vendit tonë, arrestimi i Thaçit nga Specialja dhe zbehja e idesë për ndarjen e Kosovës, duket se e kanë nxjerrë tërësisht nga kontrolli, spiunin e Stanishiqit, shërbëtorin e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorin e BIA-s së Serbisë Baton Haxhiun-Stanishiqin, i cili tashmë e ka filluar hapur, luftën speciale edhe kundër Albin Kurtit”, deklaroi Qarri.
Analisti tha se këto deklarata të spiunit dhe bashkëpunëtorit të Serbisë, Baton Haxhiu kundër Albin Kurtit, janë si pasojë e frikës se Vetëvendosje do të dal e para. Prandaj, shkaku i kësaj buron urrejtja e papërmbajtshme e Haxhiut ndaj Kurtit.
“Qëndrimin i vendosur i Kurtit, kundër ndarjes së Kosovës, të cilin ai e pati forcuar edhe më tepër në një intervistë dhënë Deutsche Welles, vetëm pak kohë para se ta merrte pozitën e kryeministrit të vendit,pas zgjedhjeve të kaluara, post të cilin, nëse nuk do të ketë pengesa nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për kandidimin e tij, pritet sërish ta fitoj në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, kanë bërë që spiuni me traditë familjare të koolaborimit dhe bashkëpunimit me okupatorët serb, Baton Haxhiu ta ketë të pamundur ti akceptojë, prej nga dhe i buron gjithë kjo urrejtje e papërmbajtur kundër Albin Kurtit”, nënvizoi Qarri.
Ai tutje, u shpreh se propagandat e pështira të Haxhiut për faljen e veriut të Kosovës janë të nxitura nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Madje Baton Stanishiqi, siç e quan tash e sa kohë ish kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, para se të dërgohet përfundimisht në koshin e plehërave, si hedhurinë plotësisht e pavlerë për shqiptarët, i nxitur me zor nga Edvin Kristaq Rama dhe mediat e sponsorizuara prej tij, edhe në grahmat e fundit të misionit antikombëtar, ka nisur propagandën më të pështirë kundërshtetërore, se gjoja nëse nuk i falet Veriu i Kosovës Serbisë, ashtu siç i kishte premtuar para se të arrestohej, kriminelit Aleksandër Vuçiq, kuislingu Hashim Thaçi, dhe Kurti vije serish në pushtet, Kosovën e pret lufta”, theksoi Qarri.
Ai u shpreh se luftën në veriun e Kosovës nuk e ka paralajmëruar as vet KFOR-i, që kontrollon gjendjen në Kosovë dhe as NATO, ndaj dhe shihet hapur se këtë shpifje e kanë ideuar vetëm koka e spiunit të Stanishiqit, Baton Haxhiut,
“Për tu bërë propaganda e tij speciale edhe më konfuze dhe tërësisht qesharake, luftën nuk e ka paralajmëruar as vet KFOR-i, që kontrollon gjendjen në Kosovë dhe as NATO, ndaj dhe shihet hapur se këtë shpifje e kanë ideuar vetëm koka e spiunit të Stanishiqit, Baton Haxhiut, bashkëpunëtorët e BIA-s serbe në Kosovë si dhe mediat dhe shërbëtorët e verbuar të Edvin Kristaq Ramës, për të futur huti dhe krijuar frikë në popull, të cilët pas faljes së detit jugor shqiptar Greqisë, duket se nuk kanë mision tjetër më të rëndësishëm, se sa të arrijnë ta ndajnë edhe Kosovën dhe falin pjesët më vitale të shtetit tonë të brishtë ish shtetit okupator- Serbisë fashiste”, tha Qarri
Në fund, analisti e cilësoi mision djallëzor, deklaratën për luftë në veri të vendit. Ai tha se të gjitha këto veprime, Haxhiu po i bën për t’i kënaqur orekset territoriale të Serbisë shoviniste dhe plotësuar pretendimet e sëmura të Aleksandër Vuçiqit
“Krejt ky mision djallëzor, me në krye Baton Stanishiqin, bëhet vetëm për të gjymtuar edhe më keq trojet autoktone shqiptare, kënaqur orekset territoriale të Serbisë shoviniste dhe plotësuar pretendimet e sëmura të Aleksandër Vuçiqit, i cili edhe me rastin e vizitës në Veriun e Kosovës, deklaroi hapur se idetë e Millosheviqit ishin të mira dhe ato që nuk ka mundur ti realizojë Millosheviqi me luftë në Kosovë, pretendon ti realizoj Vuçiqi në tavolinë me shqipfolësit e blerë me para nga Serbia dhe shërbimet e fshehta serbe, që nga spiuni veteran Baton Haxhiu e deri te bashkëpunëtori më i ri i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, që presidentin serb me të kaluar kriminale, e ka kthyer në yll të vetin polar dhe është bindur aq fort nga idetë e tij, sa që ka frikë se pa te, do ta humbas plotësisht orientimin personal dhe kërkojë shpëtim në fushat e kanabisit”, përfundoi Qarri.
Mehmeti: Ndarja e veriut të Kosovës, pengu më i madh i Baton Haxhiut
Ndërsa, analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot” u shpreh se nuk është i habitur nga nga deklaratat e Baton Haxhiut. Mehmeti tha se ky i fundit ndjen urrejtje ndaj të gjithë personave që nuk punojnë në të mirë të Beogradit.
“Tanimë nuk kemi çfarë të habitemi nga Batoni, njeri që punon në dëm të interesave kombëtare. Batoni e urren këdo që nuk punon për hesap të Beogradit. Ishte ky Batoni që dilte në studio televizive e vizatonte hartat, sikur të ishin të babës së vet”, deklaroi Mehmeti.
Analisti tha se deklaratat e tilla ndaj Vetëvendosjes vijnë nga frika se Partia Demokratike e Kosovës do të mbetet prapë në opozitë. Ai përmendi edhe pengun më të madhë te Haxhiut.
“Deklaratat e tija kundër VV dhe Vjosë, janë nga frika se partia Hashimit do mbetet prapë në opozitë. Me VV në pushtet Batoni s’mund ” ta ngjyej më” andaj edhe kritikon, shan dhe fyen. Batonit i ka mbet peng në zemër që s’mundi të ndante Veriun, me aleatin e tij që ndodhet në Hagë”, theksoi Mehmeti.
Në fund, ai tha se koha e Haxhiut po perëndon me PDK-në dhe Edi Ramën në opozitë.
“Koha e Batonit perëndon me PDK në opozitë dhe Edi Ramën po ashtu në opozitë, që pritet të ndodh pas 25 prillit.
Batoni vazhdon të bëj veprime antikombëtare, edhe pse çdo ditë e më shumë po perëndon ndikimi i tij, që fatmirësisht po ndodh kjo”, përfundoi Mehmeti./bs