Kryeministri i Republikës së Kosoves, Albin Kurti nesër do ketë një vizitë për në Bruksel, transmeton KosovaPost.
Kurti atje do të pritet nga komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Kryeministri i Kosovës poashtu pritet të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asocimit BE-Kosovë.
Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.