Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar pasurinë e saj në kuadër të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Në deklarimin e saj e njëjta ka deklaruar dy pozitat të cilat mbanë, atë të ministres si dhe anëtare e Kryesisë, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sa i përket pasurisë së paluajtshme, Haxhiu deklaroi një banesë në pronësi të bashkëshortit, në vlerë 60.000.00 euro.
Poashtu edhe një tokë, në pronësi të bashkëshortit por që thotë të jetë trashëgimi.
Vlera e kësaj toke është 15.000.00 euro. Haxhiu deklaroi se bashkë me burrin e saj posedojnë një veturë të tipi ‘Seat Leon’, në vlerë 9.700.00 euro.
Albulena Haxhiu deklaroi gjithashtu edhe 1.198.00 euro në kuadër të një prej bankave në Kosovë, transmeton lajmi.net. Por ajo çfarë bie më tepër në sy në deklarimin e pasurisë së ministres janë detyrimet e saj financiare.
Haxhiu ka detyrim financiar bashkë me bashkëshortin në kuadër të një banke 1.300.00 euro.
Poashtu ka dy detyrime të tjera financiare njëra 1.500.00 euro dhe tjetra 20.000.00 euro. Të gjitha këto detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik Haxhiu thotë ti ketë për arsye të nevojave familjare.
Poashtu ajo deklaroi edhe një hua (person fizik A.K) në vlerë 5 mijë euro për blerjen e veturës së përbashkët.
Në kuadër të deklarimeve Haxhiu ka deklaruar edhe të hyrat vjetore.
Nga paga e Kuvendit të Kosovës Haxhiu ka deklaruar 1.863.00 euro, nga Ministria e Drejtësisë 4.810.00 euro. Nga Lëvizja Vetëvendosje 9.800.00 euro, si dhe në kuadër të kursimeve nga Trusti Pensional, 2.390.00 euro.