Real Madridi thuhet se ka futur në listën e dëshirave mbrojtësin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.
Pavarësisht mbylljes së afatit kalimtar veror, klubet e mëdha evropiane janë ende duke lëvizur për të negociuar nënshkrimet e ardhshme.
Nuk ka asnjë moment të vetëm pauze dhe një nga ata që duhet të qëndrojë aktiv është Real Madrid, i cili pas dështimit të transferimit të Kylian Mbappe, tani po mendon për një emër tjetër të madh.
Sipas mediumit El Nacional, Presidenti i Los Blancos është i qartë se një nga mundësitë për përmirësim të mëtejshëm është të sjellë yllin e Liverpoolit, Alexander-Arnold.