Ministri algjerian i Mbrojtes, Teyib Zeytuni tha se Franca nuk ishte dakord të paraqiste hartat e zonave ku ajo kreu prova bërthamore në shkretëtirën algjeriane në vitet 1960, transmeton Kosova Post.
Ministri Zeytuni foli për agjencinë e lajmeve algjeriane APS me rastin e 59 vjetorit të çlirimit të Algjerisë nga kolonia franceze më 5 korrik 1962. Ai shtoi se: “Franca refuzon të sigurojë harta topografike që do të mundësonin identifikimin e zonave ku ishin varrosur mbetjet radioaktive dhe kimike dhe të cilat janë ende të pashkelura.”
Zeytuni tha, duke shtuar se administrata e Parisit nuk ndërmori ndonjë veprim për të pastruar zonat ku këto mbetje u gjetën ose për të kompensuar ata që u dëmtuan nga këto sprova.
Zeytuni shtoi se efektet radioaktive të provave bërthamore të Francës që dëmtojnë mjedisin dhe njerëzit ende vazhdojnë dhe se këto janë prova të padiskutueshme të krimeve të kryera.
Algjeria ka deklaruar se Franca kreu të paktën 17 prova bërthamore, 4 prej të cilave ishin mbi tokë dhe 13 prej të cilave ishin nën tokë, në Shkretëtirën Algjeriane midis viteve 1960 dhe 1966.
Nga ana tjetër, Presidenti algjerian Abdulmecid Tebboune tha në një intervistë me të përjavshmen franceze Le Point në fillim të qershorit, “Ne duam që Franca të pastrojë vendet e provave bërthamore”./KosovaPost/.