Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke i’u përgjigjur pyetjes së deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, për afatin e përfundimit të punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, tha se ato do të përfundojnë brenda 60 ditëve.
Aliu, theksoi se punimet në atë rrugë do të fillohen menjëherë sapo të filloj sezona e ndërtimeve, ndërsa përmendi 2 mujorin afatin optimal të kryerjes së punimeve.
Tutje ka bërë të ditur ministri Aliu, se që nga 2018 kur është nënshkruar kontrata për këtë rrugë, janë kryer vetëm 30 për qind e punimeve.
“30 për qind të tjera janë kryer brenda tre muajsh dhe pjesa e mbetur kryhet në një periudhë shumë më të shpejtë, pra diku 1 deri në 2 muaj, sapo të fillojë sezoni e ndërtimeve e që është muaji prill”,theksoi Aliu.