Mbrëmë Juventus u përballë me Genoa, ku shënuan fitore me rezultat 2-0, por ajo çfarë e ka bërë këtë fitore më të zbehtë duket të jetë një përballje në mes menaxherit të skuadrës së Juve, Massimiliano Allegri dhe sulmuesit Alvaro Morata, shkruan KosovaPost.net.
Përplasja mes tyre u kap edhe nga kamerat, me strategun që i kërkoi spanjollit që të ulej në bankinë.
Pas situatës së tensionuar në “Allianz Stadium”, Morata u qetësua dhe shkoi direkt në stol për t’u ulur me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës.
“Nuk doja ta zëvendësoja , ai ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe vazhdoi të protestonte, por më pas asgjë nuk ndodhi. Më vjen keq, ai po luante mirë teknikisht, megjithëse nuk arriti të shënonte gola. E vërteta është se të gjithë tanët kanë luajtur shumë mirë sonte”, deklaroi Allegri për “Dazn”