KEDS së bashku me Klubi Alpin Prishtina sot ka organizuar një aktivitet të alpinizmit urban ku pjesëtar të klubi dhe pjesëtarë të FSK-së kanë bërë lëshime vertikale me litar nga maja e objektit të Elektrokosovës me dedikim të veçantë për personelin shëndetësor të Kosovës, shkruan Kosova Post.
Ky nder iu është bërë personelit shëndetësorë të cilët janë dhe vazhdojnë të jenë në krye të detyrës përballë pandemisë, posaqërisht stafit të Klinikës Infektive.
Reshjet e shiu të cilat ishin të vazhdueshme nuk i ndali ata të kryenin misionin e tyre si shenjë respekti për të gjithë mantelbardhët, e në veçanti për stafin te Klinikës Infektive, të cilët që nga shfaqja e pandemisë, kanë punuar pa ndalur për t’i dal në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19.