Përpjekja e fundit e Amazon për të bërë më të shpejt shitjen e produkteve te saj, ju lejon klientëve të paguajn duke përdorur vetëm shuplakën e dorës në disa nga dyqanet e saj, transmeton Kosova Post.
Kompania prezantoi Amazon One, e cila lidh shtypjen tuaj të shuplakës me një kartë krediti të ruajtur në mënyrë që të mund të vendosni dorën tuaj mbi një sensor për të hyrë dhe për të blerë artikuj në dyqanet e Amazon (AMZN).
Fillimisht, kjo mënyrë e “pageses” do të jetë e disponueshme në dy dyqane Amazon Go në Seattle dhe kompania planifikon në muajt e ardhshëm të shtojë në shumë dyqane të tjera të kësaj kompanie, të cilat janë të përhapura në të gjithë Seattle, San Francisco, New York dhe Chicago./KPost/.