Ambasada amerikane në Prishtinë ka theksuar se Kosova i bashkohet Amerikës në thirrjen që të gjithë palët të respektojnë largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe të afganëve.
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen “të gjitha palëve që të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, thuhet në një postim të kësaj ambasade në Facebook.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka konfirmuar të dielën gatishmërinë e vendit për t’i strehuar përkohësisht qytetarët nga Afganistani, sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Njëjtë pohoi edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.