Ambasada Britanike në Kosovë, nëpërmjet një reagimi zyrtar, i ka dalë në përkrahje shtetit të Kosovës, për sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës, transmeton Kosova Post.
“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për sundimin e ligjit në të gjithë Kosovën” – thuhet ndër të tjera në reagim.
Ambasada ka shprehur shqetësim edhe për sa u përket sulmeve ndaj gazetarëve, duke shtuar se të gjithë ata që e bëjnë këtë, duhet dhënë llogari:
“Përpjekjet për të penguar këtë aksion me dhunë si dhe përdorimi i retorikës nxitëse shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë.
Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt, dhe ata që i kërcënojnë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës britanike në Kosovë. /KosovaPost/