Gresa Caka – Nimani, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese e Republikës Kosovës, ka qëndruar për një vizitë zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), transmeton Kosova Post.
Ajo, ndër të tjera, pati takim me zv.ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve dhe Këshilltarin për çështje ndërkombëtare në Departamentin e Drejtësisë, Bruce C. Swartz.
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë së Kosovës është kruciale për demokracinë. Është koha që të implementohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatë”, ka shkruar me këtë rast, Ambasada e ShBA-ve në Kosovë.
Përndryshe Kryetarja e GjKK-së Caka – Nimani, gjatë vizitës në ShBA ka zhvilluar një varg takimesh, e ndërsa ka dhënë edhe një ligjëratë në Universitetin ‘Notre Dame’, pas ftesës së marr nga Fakulteti Juridik i këtij universiteti.
Sistemi i Drejtësisë në ShBA, cilësohet si një ndër shtyllat më të rëndësishme të demokracisë atje, andaj edhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjella, kanë qenë fokusi kryesor në takimet zyrtare të zhvilluara gjatë kësaj vizite./KosovaPost/
Kosovo’s independent justice institutions are critical to its democracy. It's time to implement all Kosovo Constitutional Court decisions and fill vacancies on the Court. 🇽🇰🇺🇸 https://t.co/Si7ZKNvNdc pic.twitter.com/3CA2Kj5Cbq
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 20, 2021