Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka ngushëlluar popullin e Kosovës mbi aksidentin fatal në Kroaci me autobusin që po transportonte kosovarët për në vendlindje, përcjell Kosova Post.
Sipas informacioneve të para 10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 44 të tjerë janë të lënduar.
Ambasada e Turqisë përmes një njoftimi në Facebook thanë se në mendjet e tyre janë familjet e viktimave derisa i kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Me trishtim kemi mësuar se 10 persona vdiqën dhe shumë u plagosën në një aksident trafiku në Kroaci, në një autobus që vinte nga Gjermania për në Kosovë.
Ne ndajmë pikëllimin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës dhe urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën në këtë aksident tragjik, ngushëllimet tona për familjet e tyre dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë./KosovaPost/.