Ambasada turke në Prishtinë e ka kremtuar 99 vjetorin e themelimit të shtetit në një ceremoni që është mbajtur në Klan Arena.
Në fjalën e saj të shkurtër, presidentja Vjosa Osmani uroi turqit me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë duke thënë se Turqia vazhdon të mbetet vend kyç në rajon për paqen e sigurinë.
E para e vendit tha se pret që marrëdhënia në mes të Kosovës dhe Turqisë të fuqizohet edhe më shumë në të ardhmen.