Ambasasdori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po thotë se progresi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian, mbetet mënyra më e mirë që Kosova të sigurojë vendin e saj të merituar si lider botëror.
Hovenier këtë e tha, ndërsa u shpreh se mezi pret të takojnë përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i cili tashmë ka konfirmuar se do të qëndrojë për vizitë në Kosovë javën e ardhshme.
”Ekipi im dhe unë mezi presim të mirëpresim Përfaqësuesin Special Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për të siguruar që liderët e Kosovës mund të japin rezultate për qytetarët dhe se Kosova të njihet dhe zë vendin e merituar si lider botëror”.
My team & I look forward to welcoming Special Representative Escobar to Kosovo next week. Progress on the EU-facilitated Dialogue remains the best way to ensure Kosovo leaders can deliver for citizens & Kosovo is recognized & takes its rightful place as a world leader. https://t.co/38YnIcF7hL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 26, 2022