Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, i ka nderuar policët e Kosovës të cilët kanë rënë ose janë plagosur në detyrë, përcjell KosovaPost.
Ai e zgjodhi 15 majin pasi të premtën presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, këtë datë e shpalli si Ditën e “Oficerëve Paqëruajtës”, si dhe nga data 15 deri më 22 si “Javën e Policisë.
“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tonë” – tha Hovenier.