Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier sot ka qenë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” ku e ka ndjekur ndeshjen e Superligës, Prishtina – Drita.
Hovenier ka publikuar disa fotografi, duke thënë se i ka bërë disa miq të rinj në kryqytetin e Kosovës, shkruan Express.
“Pavarësisht se si e quani (football/soccer) është një ditë e bukur në Prishtinë për ⚽️ dhe për të bërë miq të rinj. Ndeshja e fundit e sezonit në shtëpi për FC Prishtina vs. Drita FC”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.
No matter what you call it (football/soccer) it’s a beautiful day in Prishtina for ⚽️ and to make new friends. Last home game of the season for @FC_Prishtina vs. @DritaFC. pic.twitter.com/KeiaS4aM8G
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 15, 2022