Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me kryetarin në dorëheqje të LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, përcjell Kosova Post.
Abbott në një postim në Facebook ka thënë se kanë diskutuar me Mustafën për zgjedhjet dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së.
“Këtë pasdite u takova me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Ne diskutuam rezultatet e zgjedhjeve dhe perspektivat e ardhshme të LDK’së”, ka shkruar Abbott.