Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

    Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

    Një lojë e vjetër politike/ Beogradi dhe Moska po “përplasen” lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

    Një lojë e vjetër politike/ Beogradi dhe Moska po “përplasen” lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

    “Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit

    “Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit

    Lideri i opozitës izraelite kërkon dorëheqjen e Netanyahut

    Turqia lëshon urdhra arr*esti për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izr@elitë për kr*ime kundër njerëzimit dhe gje*nocid

    Auto Draft

    Belinda Balluku plas “BOMBËN” e rradhës: Ne Llogara veprova me porosi të Edi Ramës

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti kërkon sanksione ndaj Serbisë, thotë se Vuçiq po përndjek serbët e integruar në institucionet e Kosovës

    Prokuroria kërkon parab*urgimin e të dyshuarit për vr@sjen e dyfishtë në Malishevë

    Prokuroria kërkon parab*urgimin e të dyshuarit për vr@sjen e dyfishtë në Malishevë

    Kurti në veri të Mitrovicës: Përuron parkun dhe inspekton punimet në qendrën për vik*timat e dhu*nës në familje

    Kurti në veri të Mitrovicës: Përuron parkun dhe inspekton punimet në qendrën për vik*timat e dhu*nës në familje

    KQZ miraton afatet dhe planin për organizimin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit

    KQZ: Mbi 1.3 milionë votues pritet të dalin në raundin e dytë të zgjedhjeve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ambasadori finlandez: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përshpejton anëtarësimin në BE

25 Mars 2023, 10:22
në Lajme
Ambasadori finlandez: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përshpejton anëtarësimin në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, thotë se zbatimi i Marrëveshjes së dakorduar të Ohrit përshpejton procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për KosovaPress, Nissinen thekson se zbatimi i marrëveshjes është i detyrueshëm për të dyja palët.

Ambasadori Nissinen thotë se Kosova i përket organizatave evropiane dhe euroatlantike, derisa shpreh mbështetjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian. E prioritet i Finlandës për Kosovën, sipas tij, mbetet edhe rritja ekonomike, e cila, siç thotë ai, më së miri arrihet përmes bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Diplomati finlandez vëmendje të veçantë i jep edhe mjedisit të sigurisë në botë pas luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë, për çka thekson se është jetike që vendet si Kosova dhe Finlanda të vazhdojnë të mbështesin vlerat demokratike në botë.

Gjithashtu, ambasadori finlandez, që mori detyrën në shtator të vitit të kaluar, në intervistën me shkrim për KosovaPress flet edhe për atë se si Finlanda është zgjedhur për të gjashtën herë me radhë shteti me popullsinë më të lumtur në botë, ndërkohë që zbulon “sekretin” e kësaj.

Intervista e plotë:

KosovaPress: Z. Ambasador, fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për mundësinë që më dhatë të bëj këtë intervistë për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress. Meqë kjo është edhe intervista juaj e parë, cilat janë përshtypjet tuaja për Kosovën dhe si i konsideroni marrëdhëniet midis Finlandës dhe Kosovës ndër vite?

Ambasadori Nissinen: Unë kam shijuar çdo moment këtu në Kosovë që nga ardhja ime në shtator. Më pëlqen natyra e saj, veçanërisht malet, mikpritja e njerëzve dhe sigurisht ushqimi. Ka qenë kënaqësi të takohem me shumë njerëz në mbarë vendin dhe të kem diskutime interesante me ta. Më kanë pëlqyer veçanërisht vizitat e mia të shumta në shkolla dhe universitete të ndryshme në vend, si dhe mundësia për të biseduar me studentët. Një nga prioritetet e mia do të jetë të takohem rregullisht me të rinjtë e Kosovës dhe të dëgjoj për shpresat dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Këtë e konsideroj shumë të rëndësishme dhe këtu duhet të theksoj se Kosova jo vetëm që ka popullatën më të re, por e ka popullsinë e ndritur, entuziaste dhe të etur për të mësuar dhe për të kontribuar për të ardhmen e Kosovës.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Finlandës janë të shkëlqyera dhe datojnë prej shumë vitesh. Finlanda ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mbështetësi më i madh i ngritjes së kapaciteteve të Kosovës dhe prioriteteve ndërkombëtare. Marrëdhënia jonë ka evoluar dukshëm gjatë viteve, dhe tani për shembull ka një fokus më të madh në zhvillimin e bashkëpunimit tonë ekonomik dypalësh. Në përgjithësi, unë e konsideroj marrëdhënien midis vendeve tona si një partner të barabartë, ku të dyja vendet mund të përfitojmë nga shkëmbimi i praktikave tona më të mira.

KosovaPress: A duhet të thellohet edhe më tej bashkëpunimi ekonomik dhe cilat janë planet e Finlandës për investime në Kosovë?

Ambasadori Nissinen: Thellimi i bashkëpunimit tonë ekonomik është padyshim ndër prioritetet e mia kryesore. Jemi duke punuar në një sërë mundësish për të rritur bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe institucioneve kosovare dhe finlandeze, bashkëpunim nga i cili do të përfitonin të dyja vendet. Ekspertët tregtarë të Ambasadës sonë dhe unë po punojmë pa u lodhur për të promovuar tregtinë dhe mundësitë e tjera. Tashmë kemi një konfirmim të kompanive finlandeze që do marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm 2023 të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Sektori i TIK-ut, ekonomia qarkore, energjia e qëndrueshme dhe shumë sektorë të tjerë janë ndër sektorët ku shohim potencial të madh. Një nga qëllimet tona është të kemi më shumë vizita të kompanive dhe ekspertëve të fushave të ndryshme, në dhe prej Finlandës. Për shembull, tani në muajin maj, në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Kompanive të TIK-ut (STIKK), po sjellim në Kosovë ekspertë finlandezë në fushën e inovacionit dhe industrisë së lojërave. Qëllimi është të ndajmë njohuritë me qeverinë dhe akterët kryesorë të industrisë mbi praktikat më të mira dhe përvojën e Finlandës në sektorin e TIK-ut.

Po ashtu, jemi duke punuar në themelimin e një Ode Ekonomike për të mirën e kompanive finlandeze këtu në Kosovë. Ne jemi ende duke diskutuar modalitetet e një Ode të tillë, por kam besim se shumë shpejt do ta kemi në funksion. Nga kjo do të përfitonin shumë ato kompani finlandeze që duan të hyjnë në tregjet e Kosovës. Për arsye praktike, oda mund të krijohet si një nismë e përbashkët me miqtë tanë nordikë.

KosovaPress: Ku është fokusi i përkrahjes së Finlandës në Kosovë, në cilat fusha?

Ambasadori Nissinen: Ambasada e Finlandës në Prishtinë së bashku me qeverinë finlandeze ka vendosur një grup të qartë prioritetesh për punën tonë. Prioriteti numër një është mbështetja e Kosovës në arritjen e prioriteteve të saj politike ndërkombëtare. Kjo nënkupton për shembull mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Liderët politikë në vendin tim i kanë mbështetur vazhdimisht dhe publikisht këto anëtarësime dhe unë personalisht do të bëj të njëjtën gjë këtu në Kosovë. Gjatë karrierës sime, kam punuar mjaft me çështjet e Bashkimit Evropian. Nëse ekspertiza ime në atë fushë mund të jetë e dobishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, kjo do të më bënte shumë të lumtur.

Tradicionalisht Finlanda ka theksuar fuqishëm mbështetjen për zhvillimin e shtetit ligjor dhe situatës së sigurisë në vend. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi shumë ekspertë që punojnë në vend, duke filluar nga ekspertët ligjorë deri tek kontingjentet ushtarake. Gjithashtu, mbështetja për punën jashtëzakonisht të rëndësishme të bërë nga organizatat joqeveritare vazhdon të jetë në fokusin tonë. Personalisht, kohët e fundit jam takuar me OJQ-të e njohura finlandeze, si Fondacioni “Deaconess” dhe Shoqata e të Shurdhërve të Finlandës, ku të dyja këto po bëjnë projekte të vlefshme bashkëpunimi me homologët e tyre kosovarë. Unë do ta mbështes në çdo mënyrë këtë lloj bashkëpunimi.

Përveç kësaj, në bashkëpunim me kolegjin UBT kemi filluar një projekt i cili synon të rrisë njohuritë e studentëve për çështjet e BE-së. Do të bëj një projekt të ngjashëm edhe në shkolla dhe universitete të tjera.

KosovaPress: Po flasim pak edhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. A i përkrah Finlanda synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare?

Ambasadori Nissinen: Absolutisht. Finlanda beson fuqishëm se Kosova i përket organizatave evropiane dhe euroatlantike. Këtë e kemi thënë vazhdimisht dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Qëndrimi afatgjatë i Finlandës ka qenë se, për shembull në rastin e anëtarësimit në BE, ata që plotësojnë kriteret janë të mirëpritur të anëtarësohen. Dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, është shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës dhe përkrahja e të drejtave të njeriut në vend. Finlanda fuqishëm e mbështet këtë.

KosovaPress: Së fundmi është arritur edhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e shihni këtë?

Ambasadori Nissinen: Është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vendimtar. Do të hapë shumë dyer për të dy vendet në organizatat ndërkombëtare. Marrëveshja e arritur në Ohër ishte një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Tani të dyja palët duhet të lëvizin me shpejtësi për zbatimin e saj. Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit të saj janë të detyrueshme për të dyja palët. Bashkimi Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë theksuar gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen që të dyja palët të përmbushin këto detyrime pa vonesë. Në fund të fundit, vendimet merren dhe veprimet merren nga vetë vendet, por komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të ndihmojë.

Siç thashë, tani zbatimi është kyç dhe palët duhet të shfrytëzojnë momentin aktual. Është e qartë që kemi hyrë në një fazë të re në procesin e dialogut. Unë mendoj se ndërmjetësuesi i BE-së do t’i ftojë palët në një takim shumë shpejt. Shpresojmë që ky momentum të vazhdojë dhe palët të qëndrojnë të përkushtuara edhe në fazat e ardhshme të procesit.

KosovaPress: A mendoni që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të shkaktojë problem gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje si dhe për funksionalitetin e shtetit të Kosovës kur dihet që Serbia dëshiron asociacion me komptenca ekzekutive, ndërsa për Kosovën kjo përbën shkelje kushtetuese?

Ambasadori Nissinen: Si një element i rëndësishëm i marrëveshjes, Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për vendosjen e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk është diçka e re, por bazohet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të cilat flasin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Unë shpresoj se kjo është një fushë ku ne mund të shohim rezultate të shpejta, ndërsa dialogu i udhëhequr nga BE vazhdon.

KosovaPress: A duhet të përfundojë i gjithë procesi me njohje reciproke?

Ambasadori Nissinen: Procesi i suksesshëm i normalizimit është sigurisht ajo që ne po kërkojmë. Mendoj se marrëveshja në Ohër krijon një momentum krejt të ri edhe në këtë drejtim, me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se marrëveshja dhe zbatimi i suksesshëm i saj do të përshpejtojë edhe procesin e anëtarësimit në BE për të dyja vendet.

KosovaPress: Të flasim pak edhe për Finlandën. Ajo u zgjodh për herë të gjashtë si shteti me popullsinë më të lumtur në botë, cili është çelësi i kësaj dhe cila është porosia juaj për politikanët kosovarë?

Ambasadori Nissinen: Ne finlandezët priremi të jemi mjaft modestë nga natyra dhe suksesi ynë i vazhdueshëm në sondazhin ndërkombëtar të lumturisë, mes shumë indekseve të tjera ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime interesante në vendin tim. Sigurisht që ky sukses më gëzon shumë. Sipas mendimit tim, lumturia e njerëzve në Finlandë bazohet në themelet e forta të shoqërisë finlandeze në përgjithësi. Njerëzit ndihen të sigurt, i besojnë njëri-tjetrit, por edhe institucioneve shtetërore. Ne e ndiejmë shumë fort se në shoqëri të gjithë janë të barabartë dhe kanë të njëjtat mundësi në jetë. Ndonjëherë jeta sjell vështirësi, por në Finlandë në përgjithësi mund të ndiheni të sigurt se nuk do të mbeteni vetëm. Besoj se këto elemente kontribuojnë në faktin që ne ia dalim kaq mirë në këto sondazhe.

KosovaPress: Kur pritet të ndodhë anëtarësimi i Finlandës në NATO dhe si e shihni sot botën përballë agresionit ushtarak rus në Ukrainë?

Ambasadori Nissinen: Mjedisi i sigurisë në botë ka ndryshuar mjaft në mënyrë dramatike. Besoj se është e një rëndësie vendimtare që vendet si Kosova dhe Finlanda të vazhdojnë të mbështesin vlerat demokratike në botë.

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës. Që atëherë, BE-ja ka mbetur e vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën – dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Personalisht, jam i kënaqur të shoh që BE-ja ka ushtruar me kaq sukses fuqinë e saj ekonomike, mbrojtëse dhe politike.

Finlanda ka aplikuar për anëtarësim në NATO, së bashku me Suedinë. Kur secili vend anëtar të ketë ratifikuar Protokollet e Anëtarësimit, anëtarët ftojnë Finlandën të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, duke e bërë Finlandën një anëtare të NATO-s. Synimi ynë është që Finlanda, së bashku me Suedinë, të anëtarësohen në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.

KosovaPress: Faleminderit për kohën tuaj, z. Ambasador!

/kosovapress

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

Dërgohet në mbajtje polici që goditi për vdekje një person në Prizren

5 orë më parë
Një lojë e vjetër politike/ Beogradi dhe Moska po “përplasen” lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

Një lojë e vjetër politike/ Beogradi dhe Moska po “përplasen” lidhur me ndihmën ushtarake për Ukrainën

6 orë më parë
“Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit

“Takim sekret” në kulmin e zgjedhjeve: LDK dhe PDK bashkohen në Prishtinë para balotazhit

6 orë më parë
Lideri i opozitës izraelite kërkon dorëheqjen e Netanyahut

Turqia lëshon urdhra arr*esti për Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izr@elitë për kr*ime kundër njerëzimit dhe gje*nocid

7 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH