Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar që të mos përshkallëzohet situata në veri të vendit për shkak të targave.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se për 48 orët e ardhshme palët duhet të punojnë për të një zgjidhje.
“Është mirë që kemi më shumë kohë për të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, për të punuar me palët e interesuara për një zgjidhje”.
“E përsëris: ‘Është absurde të rrezikohet me përshkallëzim për targat’. Ne kemi nevojë për më shumë burrështetas”, ka shkruar Rohde.
Good to have more time for EUSR @MiroslavLajcak to work with stakeholders on a solution. I repeat: It is absurd to risk escalation over licence plates. We need more statesmanship, less brinkmanship. https://t.co/QPMXmiRgqr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 22, 2022