Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb ka deklaruar se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se ishte i nevojshëm një reagim në mënyrë që të parandalohet një katastrofë humanitare dhe gjenocidale në Kosovë.
“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB (për fillimin e veprimeve ushtarake). Por duhet të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, deklaroi ai.
Diplomati gjerman në Beograd tha se bombardimi ishte shumë i vështirë për Serbinë, pro që nuk duhet të harrohet se nuk ndodhi thjesht. “Problemi ishte gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, të gjitha mjetet diplomatike ishin përdorur më parë”shtoi ai.lajmi.net.