Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur sërish këtë të hënë për vizat.
Rohde tha se shpreson që pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, të ndodh shumë shpejt liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Shpresojmë që shumë shpejt të liberalizohen vizat dhe ju të mund të udhëtoni pa viza. Ndoshta e keni parë deklaratën e shefave të shteteve Gjermani, Francë dhe Poloni të cilat kanë deklaruar se është koha për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt të merret ky vendim”, tha Rohde, raporton Zeri.
Ambasadori gjerman këto deklarata i bëri gjatë hapjes së Kampit Veror nga Education Unlimited në Gjimnazin Loyola në Prizren, në të cilin do të marrin pjesë 80 nxënës nga Evropa.