Qëndrimi i Greqisë që mos ta njoh pavarësinë e Kosovës tashmë është e njohur dhe mbetet e pandryshuar, tha ambasadori grek në Serbi Georgios Diacofotakis, përcjell Kosova Post.
Ai komentoi pritjet e analistëve të politikës së jashtme David Phillips dhe Daniel Server, që Greqia do të ndryshojë pozicionin e saj dhe ndoshta do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Në parim, ne nuk komentojmë mendimet e analistëve, qëndrimi grek për mosnjohjen e Kosovës është i njohur dhe mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Diacofotakis, nga zyrja media e cila iu përcoll Tanjug-ut.
Philips dhe Daniel Server, kanë thënë për RTV Dukagjini se nuk presin që pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk i njohën pavarësinë e Kosova, ato nuk kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre, përveç Greqisë.
“Greqia ka shumë të ngjarë ta njohë Kosovën. Muri i krijuar për faktin se pesë vende nuk e njohën Kosovën së shpejti do të fillojë të shembet, kur Greqia ose ndonjë vend tjetër të vendosë të njohë Kosovën”, ka thënë Phillips.
Phillips dhe Server, gjithashtu vlerësojnë se pozicionet e pesë vendeve anëtare të BE-së, duhet të shihen pas përfundimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës./Kosova Post/