Ambasadori i Italisë në Kosovë reagon pas vrasjes së ambasadorit italian në Kongo
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi sot në Kongo, ku humbi jetën ambasadori italian Luca Attanasio, si dhe një karabinier që e shoqëronte atë.
“Bashkëndiej me familjet e Ambasadorit në Kinshasa, Luca Attanasio, Karabinierit, Vittorio Lacovacci dhe shoferit të tyre, të cilët, gjatë kryerjes së detyrës, ishin sot viktima të një sulmi frikacak afër Gomas”, ka shkruar ai në Twitter.
Attanasio, një diplomat karriere u transportua në spitalin e qytetit të Goma pas plagosjes.
Motivi i këtij sulmi nuk është ende i qartë.
L'Ambasciata d'Italia a Pristina si stringe commossa alle famiglie dell'Ambasciatore a Kinshasa Luca Attanasio, del Carabiniere Vittorio Iacovacci e del loro autista, che, nell'adempimento del servizio, sono stati oggi vittime di un vile attentato nei pressi di Goma. pic.twitter.com/NtiuNC3Asw
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 22, 2021