Ambasadori i Kosovës në Holandaë, Dren Doli, ka prekur edhe çështjen e liberalizimit të vizave me një zyrtar qeveritar të Holandës, një vend skeptik për liberalizimin e vizave të Kosovës.
Ambasadori Doli është takuar me këshilltarin për Europë të kryeministrit holandez Mark Rutte, Said Fazili, me të cilin foli edhe për tema të tjera.
“Një takim frytdhënës dhe miqësor me Said Fazili, këshilltarin për Europën të kryeministrit të Holandës. Diskutuam rreth prioriteteve të Kosovës, reformat, arritjet, liberalizimin e vizave dhe zgjerimin e BE-së.
Përkundër që Holanda nuk është fort mbështetëse e liberalizimit të vizave, ambasadori kosovar e falënderoi këtë shtet për përkrahjen që i ka dhënë deri më tani Kosovës në sferat e shumta.
“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që Holanda po i jep në shumë fusha”.
Holanda bashkë me Francën janë dy vendet që kanë shprehur hezitim për heqjen e regjimit të vizave ndaj kosovarëve, të vetmit në rajon që përballën me izolim.
Fruitful & friendly meeting with @said_fazili, the Europe Advisor to the Prime Minister of the Netherlands. Discussed about 🇽🇰’s priorities, reforms, achievements, visaliberalization & 🇪🇺 enlargement. 🇽🇰is grateful for the ongoing support the 🇳🇱 is providing in many fields.🇳🇱🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/vaY6pniAH6
— Dren Doli (@DrenDoli) June 2, 2022