I sapoemëruari për ambasador të Kosovës në Slloveni, Valedet Sadiku, sot ia ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale shefes se protokollit diplomatik, Natasha Prah, transmeton KosovaPost.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë se Punëve të Jashtme të Sllovenisë.
“Ambasadori i porsaemëruar i Republikës së Kosovës 🇽🇰 në Slloveni, Valdet Sadiku, dorëzoi sot kopjet e letrave kredenciale te Udhëheqësja e Protokollit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë 🇸🇮, Ambasadorja Nataša Prah”, thuhet në njoftim.
Kujtomë që Valdet Sadiku u emërua në këtë post pas shkarkimit të ambasadorit të kaluar nga MPJD-ja.