Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole, përcjell KosovaPost.
“Shumë i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole”, shkroi ambasadori Dugolli në Twitter.
Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të madh.
“Ne i bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës”, shkroi ai, duke u shprehur ngushëllime të afërmve dhe më të dashurve të tij.