Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një shkrimi në Twitter, ka bërë të diture se kishte kënaqësinë ta takojë Ambasadoren Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përcjell KosovaPost.
Ai tha se me Ambasadoren Kim folën edhe për prioritetet e përbashkëta dhe të vazhdueshme në rajon.
“Me kënaqësi mirëprita,në Kosovë, miken dhe kolegen time, Ambasadoren Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe e njoftova atë rreth Prishtinës. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe biseda të shkëlqyera rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale”, ka shkruar Ambasadori Hovenier.