Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Ming ka deklaruar se qëndrimi i palës kineze për çështjen e Kosovës është i qartë.
“Ne i kuptojmë shqetësimet legjitime të palës serbe për çështjen e Kosovës dhe vlerësojmë përpjekjet pozitive që pala serbe ka bërë në kërkimin e zgjidhjes politike. Çështja e Kosovës është një pikë rreziku për Ballkanin. Zgjidhja politike e kësaj çështjeje dhe ruajtja e stabilitetit në Kosovë dhe janë në interes të të gjitha palëve dhe kërkojnë përpjekje të vazhdueshme nga të gjitha palët”, tha ambasadori kinez.
Gjithashtu shtoi se të dyja palët duhet të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciproke për këtë çështje përmes dialogut dhe se nuk duhet të ketë standarde të dyfishta. /Beta