Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka bërë thirrje që të institucionet e vendit të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.
“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando në Twitter.