Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes së KEDS-it dhe Eletroseverit.
Në një postim në platformën X, Rhode ka shkruar se ky është një lajm i mirë dhe se tani duhet të ketë zbatim të marrëveshjes pa vonesa.
“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, është shprehur Rohde.