Por derisa Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me numërimin e votave nga diaspora dhe ato me kusht, nga vendet e shumta evropiane kanë kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve drejtuese të vendit.
Së fundi, ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve derisa ka deklaruar se Gjermania bënë thirrje për një formim sa më të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
“Gjermania dhe Franca uron qytetarët e Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve. Ne bëjmë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, sapo të certifikohen rezultatet”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Tutje ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se Gjermania dhe Franca do të mbështesin vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjermania dhe Franca janë të gatshëm të mbështesin vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mes Kosovës dhe Serbisë drejt integrimit evropian të të dyja vendeve”, u shpreh Rohde.
Rohde shtoi tutje se do të mbështesin një agjendë ambicioze të reformave duke përfshirë forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Së bashku me Bashkimin Evropian në Kosovë ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”.
🇩🇪 Germany and 🇫🇷 France congratulate the citizens of 🇽🇰#Kosovo, @albinkurti @LVetevendosje and @VjosaOsmaniMP on the election results. We call for a swift formation of the government and election of the President, once the results are finalised. @FranceauKosovo
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 22, 2021
Germany and France look forward to supporting an ambitious reform agenda, including strengthening the rule of law, and the fight against corruption and organised crime. Together with 🇪🇺@EUKosovo we will continue to support Kosovo in managing the COVID pandemic.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 22, 2021
🇩🇪🇫🇷stand ready to support the continuation of the EU-facilitated Dialogue between Kosovo and Serbia towards the European integration of both countries
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 22, 2021