Tomash Szunyog, i cili është Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (BE), në Kosovë, pritet që ta vizitojë veriun e Kosovës.
Zyra e BE-së ka njoftuar se ai do të marrë në pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 8 kamionëve për mbledhjen e mbeturinave në objektet e NP “Standard” Mitrovica Veriore, duke filluar nga ora 11:10.
Szunyog, po ashtu merr pjesë në aktivitetin e pastrimit vullnetar në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke filluar nga Ura Dudin Krs, Çesmin Llug, Mitrovicë e Veriut, për të vazhduar në Zveçan, thuhet në njoftim.