Abasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj provokimit të radhës së Vuçiq.
Zemaj ka thënë se Vuçiq zgjodhi shpifjen, në vend të kërkonte falje për krimet e bëra nga shteti i tij.
Tutje Zemaj ka shkruar se “Presidenti serb Vuçiq do të vepronte më mirë po të pendohet dhe të kërkoj falje për krimet dhe masakrat serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë (1990-1999), para se të shpifë dhe të mashtroj opinionin me të pavërteta”.
Zemaj në reagimin e tij ka shkruar se “Ai nuk duhet të harrojë se në kohën kur ishte Ministër i Propagandës në Qeverinë e kriminelit dhe “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, më shumë se trembëdhjetë mijë shqiptarë civilë dhe të paarmatosur u vranë dhe masakruan në Kosovë nga njësitë e policisë dhe ushtrisë serbe”.
Reagimi i plotë i Zemajt:
REAGIM – Ndaj kërrcënimit serb të radhës kundër Kosovës, paqës dhe sigurisë në Evropë.
Presidenti serb Vuçiq do të vepronte më mirë po të pendohët dhe të kerkoj falje për krimet dhe masakrat serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë (1990-1999), para se të shpifë dhe të mashtroj opinionin me të paverteta.
Ai nuk duhet të harrojë se në kohën kur ishte Ministër i Propagandës në Qeverinë e kriminelit dhe “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviç, më shumë se trembëdhjetë mijë shqiptarë civilë dhe të paarmatosur u vranë dhe masakruan në Kosovë nga njësitë e policisë dhe ushtrisë serbe. Përveç kësaj u pêrdhunuan mbi 20.000 femra dhe mbi një milion njerëz u dëbuan sistematikisht nga shtëpitë dhe pronat e tyre, të cilat u dogjën dhe shkatërruan. Këto veprime ç’njerzore dhe kriminale të organizuara nga aparati më i lartë shtetëror, eskaluan në gjenocid sistematik kundër shqiptarëve të Kosovës.
Reaction – To the next Serbian threat against Kosovo, peace and security in Europe.
Serbian President Vucic would do better if he repented and apologized for the Serbian crimes and massacres against the Albanian population in Kosovo (1990-1999), before slandering and misleading the public with untruths.
He should not forget that at the time when he was Minister of Propaganda in the Government of the criminal and “Balkan Butcher” Slobodan Milosevic, more than thirteen thousand unarmed civilians were killed and massacred in Kosovo by Serbian police and army units. In addition, over 20,000 women were raped and over a milion people were systematically evicted from their homes and properties, which were burned and destroyed. These inhuman and criminal actions organized by the highest state apparatus, escalated into systematic genocide against Kosovo Albanians.