Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi është solidarizuar me Kosovën, pak orë para ndeshjes me suedezët, transmeton Kosova Post.
Kosova pritet të përballet në orën 18:00 me kombëtaren suedeze, ndërsa do të luftojë për një rezultat pozitiv, që do t’ia shtonte shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm për botërorin e ardshëm.
Ambasadorja Sherifi ka provuar t’iu jap zemër djelmoshave të përfaqësueses sonë, duke u solidarizuar me ta.
“Me bijtë e Kosovës, forca Kosovë!” ka shkruar ajo, ndërsa këtë status e ka shoqëruar me një fotografi të kombëtares./KosovaPost/