Amerika sot lanson programin 49 milionë dollarësh për Kosovën e varfër

Amerika sot lanson programin 49 milionë dollarësh për Kosovën e varfër

Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane, Zyrtari Kryesor Operues i Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), sot do të lansojë programin e ri 49 milionë dollarësh ndihmë për Kosovën. Bashkë me të do të jetë edhe Kongresmeni Eliot Engël. E teksa po lansohet për ndihmë, amerikanët rikujtojnë se Kosova është një nga vendet më të varfëra në Europë, me 30 për qind të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Zyrtari Kryesor Operues i MCC-së në vizitë Kosovës për të lansuar programin e ri prej 49 milionë dollarëve

Washington, D.C., 17 Nëntor – Zyrtari Kryesor Operues (COO) i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Jonathan Nash, do të vizitojë Kosovën me 20 nëntor përkrah kongresmenit të SHBA-ve Eliot Engel (i Nju Jorkut), për të lansuar Programin e Pragut të Kosovës që është nënshkruar në shtator.

Partneri implementues i MCC-së, Fondacioni i Mijëvjeçarit Kosovë, do të jetë nikoqir i konferencës njëditore për të filluar programin i cili është menduar për të shtyrë rritjen ekonomike përpara dhe për të zvogëluar varfërinë në tërë shtetin. Kryeministri i Kosovës, Shkëlqesia e Tij Ramush Haradinaj, do të hapë ngjarjen, dhe z. Nash dhe kongresmeni Engel do të mbajnë fjalimet kryesore për të theksuar marrëdhëniet SHBA-Kosovë në gati dhjetë vitet e pas pavarësisë së Kosovës, si dhe mundësitë që i ofron programi i ri i pragut.

Kosova është një nga shtetet më të reja në botë, dhe me 30% të popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë ajo po ashtu është njëra nga vendet më të varfëra në Evropë. Që nga fitimi i pavarësisë në vitin 2008 Kosova vazhdon të zhvillojë institucione të qeverisë të cilat mund t’ju kryejnë shërbime kritike qytetarëve të saj.

Programi i Pragut i MCC-së për Kosovë përkrahë përpjekjet e Qeverisë për të ulur shpenzimet e energjisë në ekonomi familjare dhe biznese, dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien me përqendrim në reformat institucionale dhe të politikave. Analiza ekonomike ka identifikuar mungesën e furnizimit të sigurt me rrymë elektrike, dhe ka identifikuar dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit. Të dyja këto janë gjëra kritike që kufizojnë rritjen në Kosovë.

Programi i pragut i MCC-së është një program më i vogël i granteve i cili përqendrohet në avancimin e reformës institucionale dhe të politikave e që i ndihmon shtetet partnere që t’ju shërbejnë popujve të tyre më mirë. Investimet e MCC-së me grante promovojnë rritjen ekonomike dhe u ndihmojnë njerëzve që të ngriten mbi varfërinë duke krijuar kështu shtete më stabile dhe më të sigurta, si dhe mundësi të reja biznesore.

Mësoni më shumë për Programin e Pragut të Kosovës të MCC-së dhe lexoni nga Sarah Olmstead, Udhëheqëse e Ekipit Vendor për Kosovën të MCC-së, artikullin e saj të fundit: https://www.mcc.gov/blog/entry…

Për më shumë informata lidhur me vizitën e Zyrtarit Kryesor Operues Nash në Kosovë ju lutemi kontaktoni Kate Pritchard në Pritchardkm@mcc.gov.

You may also like

Zuckerberg: Myslimanët do të kenë përherë përkrahjen e Facebook-ut

Marck Zuckerberg, themeluesi i rrjetit më të madh