Ambasadori amerikan në Athinë ka bërë një deklaratë të fortë sot gjatë stërvitjes së përbashkët mes forcave të SHBA-ve dhe atyre greke, transmeton Kosova Post.
Geoffrey Pyatt tha sot gjatë takimeve me gjeneralët grekë teksa kryhej stërvitja se amerikanët nuk janë të gatshëm që t’i shisnin Athinës avionët e avancuar F-35.
Më shume se sa një shqetësim sa i përket sigurisë së Greqisë, kjo deklaratë ka shkaktuar acarim tek ata për faktin se ushtria greke ishte pjesë e programit të stërvitjes bashkë me amerikanët dhe disa vendeve të tjera të NATO-s.
Mediat greke i kanë kushtuar mjaft vëmendje kësaj deklarate gjatë ditës së sotme duke i etiketuar amerikanët si armiq të popullit grek dhe se po mbështesin në mënyrë të njëanshme Turqinë në këtë rivalitet në rajon.