Vlerësohet se Kina aktualisht ka rreth 350 koka bërthamore. Ky numër mund të dyfishohet në 10 vitet e ardhshme, shkruan Kosova Post.
Sipas ekspertëve nga Aleanca e Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), të cilët përdorën satelitët për të zbuluar disa vende ku ndërtohen objektet e magazinimit për raketat bërthamore, vlerësohet se Kina ka filluar me të madhe zgjerimin e arsenalit të saj bërthamor, raportoi dpa të martën.
Në qershor, FAS vuri re ndërtimin e një kapanoni (rezervuarët) pranë Yumen në Provincën Gansu dhe një vend tjetër pranë Hami në rajonin veriperëndimor të Xinjiang.
“Ndërtimi i kapanoneve në Yumen dhe Hama përfaqëson zgjerimin më të rëndësishëm të arsenalit bërthamor të Kinës ndonjëherë”, shkruajnë shkencëtarët në një raport të sapo lëshuar.
Puna në një vend tjetër, rreth 380 kilometra nga Yumen, filloi në mars, thotë raporti.
Sipas FAS, bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 110 kapanoneve, ndërsa në Yumen mund të ketë rreth 120 kapanone.
FAS vlerëson se Kina aktualisht ka rreth 350 koka bërthamore. Pentagoni doli vitin e kaluar me një vlerësim prej 200 kokat bërthamore, por pret që ky numër të dyfishohet në 10 vitet e ardhshme. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rreth 4,000 koka bërthamore./Kosova Post/