Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk është tërhequr nga aministia fiskale dhe është i vendosur.
Pse? Kush jemi ne që të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1 % që është pjesë e të gjithë të këqijave. Ne nuk jemi askushi që ti privojmë shqiptarët nga e drejta e formalizimit, tua bëjnë ferrë jetën emigrantëve. Kush janë ata që na thonë se Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë se shqiptarët janë kriminela. Këtyre nuk u vë faj, se ia kemi bërë ne vetes përmes politikanësh që nuk kanë lënë gjë pa bërë për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe të shqiptarit. Shqipëria nuk është vend i krimit dhe as i kriminelëve. Ka xhagajdurët e vet si çdo vend tjetër. Aministia do të bëhet dhe ne jemi këmbëngulës dhe të duruar për të pastruar cepat nga cdo lloj pluhuri.”
BE dhe Mbretëria e Bashkuar janë dy shtete që kanë shprehur hapur kundërshtimin ndaj kësaj amnistie fiskale.
Edi Rama: Po ju me kë jeni me shqiptarët apo përrallat. Hallin e kujt qani s’e nuk e kuptova. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve. Nëse ky do të jetë kundër apo të ai kundër. Janë të folura në hava. Ne jemi në diskutim dhe do mundohemi të krijojmë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse do jemi dakord shumë mirë. Nëse nuk do të jemi dakord 100 % s’ka problem. Jemi këtu për të bërë detyrat karshi shqiptarëve. Natyrisht pa i shkelur asnjëherë normat dhe asnjëherë parimet që kanë lidhje me legjislacionet e BE-në. Aminstinë fiskale e kemi studiuar nga të gjitha vendet e BE-së, nuk e kemi gjeutr në Australi apo Amerikën Latine.
Nuk po bëjmë një shpikje e nuk duam të bëjmë dicka që i shkon në ndesh kornizës që ka të bëjë me parimet e normat. Sa i takon parasë së zezë. Këtu bëhet fjalë për para të kursyer nga puna në të zezë, jo nga punët e zeza. Për punët e zeza ligji është shumë i qartë. Pak më shumë vetëdije se ky nuk është një ligj për mua e as politikanët, as gjykatësit, prokurorët, policët apo ata që kanë pasur funksione drejtuese në administratë. Ky është një ligj për ata që kanë lënë vite të tëra rrugëve për të kursyer para.
Çfarë keni ju me këtë? Qani hallin tim si do ia bëj unë?! Kjo është gjëja më pak e rëndësishme. Unë nuk jam kjëtu për qëllime personale apo punët e mija, pavarësisht se ju mund të tregoni përrallë. Ju qani hallin sa do mëzitet BE e SHBA. Çfarë halli qani? Këta i kanë punët në rregull. Ne duhet të bëjmë punët në rregull duke bashkëpunuar me ta”