Organizata Botërore për të Drejtat e Njeriut ‘Amnesty International’ me një deklaratë të fundit për shtyp ka kërkuar prej organeve greke të Rendit, të ndalojnë menjëherë operacionin “Ksenios Zeus” për mbledhjen masive dhe deportimin e emigrantëve të paligjshëm në Athinë dhe në zonen e lumit Evro në kufijtë lindore me Turqinë, përcjell Kosova Post.
‘Amnesty International’ ka kritikuar Greqinë për trajtimin “trajtimin çnjerëzor” të emigrantëve pasi 19 emigrantët thuhet se ngrinë për vdekje në kufirin greko-turk.
Në një njoftim, ‘Amnesty International’ tha se emigrantët, rrobat, këpucët dhe sendet e tjera të të cilëve dyshohet se u konfiskuan nga forcat kufitare greke para se të ktheheshin në Turqi, dhe i fundosën në det për vdekje në mot të ftohtë si rezultat i “trajtimit çnjerëzor të Greqisë”.
“Greqia menjëherë duhet t’i japë fund trajtimit çnjerëzor, si në kufijtë e saj tokësor ashtu edhe në kufijtë detar”, theksoi ‘Amnesty International’, duke akuzuar Athinën për shpërfilljen e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Autoritetet turke njoftuan se muajin e fundit të paktën 19 emigrantë të parregullt u gjetën për vdekje.
Ndërkohë, ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Notis Mitarachi, në rrjetet sociale tha se incidenti ishte një “tragjedi”.
Megjithatë, ai mohoi se forcat greke i kanë kthyer mbrapa emigrantët në Turqi, duke theksuar se çdo sugjerim ndryshe është “qartësisht i rremë”./KosovaPost.