Aktivisti dhe analisti i njohur Rron Gjinovci i ka këshilluar të gjithë ata që e kritikojnë Kryeministrin Albin Kurti, duke i marr për pretekst titujt e librave që ai i përmend, duke i paralajmëruar se “ai iu sosë”, meqë “është terreni i tij”, shkruan Kosova Post.
“Komplekset e parokialëve, m’lujnë. Ani kur kqyrin mu kap me Binin për libra për mi adresu komplekset e veta” – ka shkruar Gjinovci.
Kurti u kritikua për mënyrën se si ia shprehu ngushëllimet Ramë Lahajt, këngëtarit të njohur, të cilit i vdiq nëna para koncertit të dhënë në fundjavë.
Duket që pikërisht për këtë e ka fjalën Gjinovci, i cili i këshilloi kritikët:
“O mosni se ai është terreni i tij, ju sosë!”/KosovaPost/