Kuvendi i Republikës së Kosovës ka zgjedhur për anëtar të ri të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), nga radhët e komuniteteve, njofton Kosova Post.
Gazetari i vjetër Biroll Urcan është zgjodhur anëtar i ri i bordit të RTK-së me 48 vota, kurse kundër kandidati i tij Altin Shabanin ka grumbulluar rreth 33 vota.
Në këtë pikë të rendit të ditës, për zgjedhjen e anëtarit të Bordit të RTK-së nga komunitetet jo shumicë, kanë marrë pjesë në votim 88 deputetë. Shtatë fletë votime kanë qenë të pavlefshme./KosovaPost/