Bajram Ajeti, anëtar i derisotshëm i Lëvizjes Vetëvendosjes në Podujevë, përkatësisht Kryetar i Qendrës së LV-së, është tërhequr nga politika.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook:
“Dorëheqje” – ka paralajmëruar ai në fillim të njoftimit,
“Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.”
Ua kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, doli e para në zgjedhjet lokale, duke e siguruar një mandat në krye të ekzekutivit./KosovaPost/