Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës nga radhët e partisë “Lista Serbe’, subjekt politik ky eksponent i partisë serb në pushtet, Nenad Rikallo, sot, në pikën kufitare të Merdarës, është detyruar t’i ndërrojë targat e makinës së tij, duke bërë atë të serbin e parë me petk poltik që e përfillë vendimin të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave, transmeton Kosova Post.
Kujtojmë se Rikallo shërbeu si ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.
Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.