Duke kritikuar Twitter-in për bllokimin e llogarisë së Ministrisë së Jashtme të Jemenit, anëtari Irlandez i Parlamentit Evropian shkroi se bota nuk guxon të flasë për katastrofën humanitare në Jemen dhe se kjo është një luftë e papërshkrueshme, transmeton Kosova Post.
Një anëtar irlandez i Parlamentit Evropian, reagoi në një mesazh në Twitter ndaj veprimit të këtij rrjeti social në bllokimin e faqes në gjuhën angleze të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jemenit në Sanaa.
“Katastrofa më e keqe humanitare në botë po ndodh në Jemen, por vetëm Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përfitojnë (nga kjo krizë) dhe ata po kryejnë gjenocid në bashkëpunimin me Shtetet të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian,” shkroi ai në Twitter.
“Bota nuk guxon të përmendë emrin (katastrofa humanitare e Jemenit)”, tha Wallace. “Kjo është një luftë e papërshkrueshme, madje edhe kompanitë e mëdha të teknologjisë po bëjnë thirrje për më shumë heshtje.” Që nga Prilli i vitit 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ka sulmuar vendin e varfër të Jemenit me sulme të rënda ajrore, tokësore dhe detare për të rivendosur pushtetin e Presidentit të rrëzuar të Jemenit Abdarabuh Mansur Hadi.
Këto sulme kanë çuar në shkatërrimin e infrastrukturës së Jemenit dhe përhapjen e varfërisë, papunësisë, si dhe përhapjen e sëmundjeve infektive në këtë vend të varfër arab.
Ekspertët e KB-së e përshkruajnë Jemenin si skenën e krizës më të madhe humanitare në botë. 22 milion njerëzit, të cilët përbëjnë 75% të popullsisë së Jemenit, kanë nevojë për një ndihmë humanitare dhe mbështetje. Nga ata, 8.4 milion nuk e dinë se nga do të vijë vakti i tyre i ardhshëm.