Udhëheqësi i grupit të asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në lstog Arben Kabashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që të japin dorëheqje kryetari dhe kryesia e degës në këtë komunë, shkruan Kosova Post.
Sipas tij kjo do të nënkuptonte reflektim pas rezultateve të dobëta që dega pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Komunën e Istogut.
Ndër të tjera ai tha se kjo parti ka potencial dhe mund të fuqizohet.
Postimi i tij i plotë:
Thirrje
Në cilësinë e anëtarit të kuvendit dhe si udhëheqës i grupit te asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal,në lstog,si dhe anëtar i Këshillit Drejtues, të degës së PDK-së, në Istog, ftoj kryetarin dhe kryesinë e degës, të japin dorëheqjen e tyre, si reflektim pas rezultateve të dobëta që dega pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Komunën e Istogut,si rezultat i keqmenaxhimit të degës!
PDK në Istog ka potencial dhe mund të fuqizohet!